[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agim Çeku udhëton për në Hagë, nesër del para Gjykatës Speciale



Ish-Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku ka udhëtuar për në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Ai nesër do të dalë para Speciales si i dyshuar për krime lufte. Lajmin për ftesën e ka konfirmuar vetë ai për Indeksonline më 3 shtator 2020.

“Po mund t’u konfirmojë se jam i ftuar nga Specialja. Jam i thirrur që të paraqitem me datën 28 shtator”, tha shkurt Çeku.

Çeku do të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales për periudhën e luftës dhe pasluftës e krimet që kanë ndodhur në atë kohë.

Menu Title