.
×

Agim Bahtiri tregon mënyrën se si duhet hapur ura e Ibrit



Agim Bahtiri ka dalë më një ide unike për hapjen e urës së IbritKryetari i komunës jugore të Mitrovicës po kërkon që kjo ceremoni të shënohet me koncertin e ndonjë ylli të madh muzikor jo shqiptar apo serb me emrin e të cilit edhe do të pagëzohet godina që ndanë qytetin për gati 20 vjet.

Por për këtë plan nuk ka ide as kryetari i veriut, as Qeveria e as Bashkimi Europian që ka investuar rindërtimin e saj.As Rita Ora e as Dua Lipa nuk janë në listën e atyre që mund të ftohen së shpejti për një koncert në Mitrovicë.

Kryetari i këtij qyteti Agim Bahtiri po kërkon këngëtare ose këngëtar që s’ka prejardhje nga Kosova që do të këndojë në urën që është pika më e nxehtë e qytetit të ndarë etnikisht.Me këtë koncert sipas planit do të bashkohet qyteti ose ura e Ibrit do e marrë emrin e këtij ylli muzikor.Bahtiri që idenë ua ka paraqitur disa akterëve politikë e ushtarakë përfshirë Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi, thotë se nuk pret kundërshti.

Kjo as nga BE me paratë e të cilit është bërë renovimi i urës të cilën e patë vizituar edhe vetë shefja e diplomacisë europiane Frederica Mogherini.Por a është kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq i informuar për krejt çka thotë Bahtiri?Rakiq tha për Klan Kosovën se nuk përkrah idenë e koncertit mbi urë për bashkimin e qytetit.

Derisa në zyrën e BE’së në Prishtinë thanë se nuk e kanë idenë për çfarë manifestimi muzikor po bëhet fjalë.Hapja e Urës së Ibrit tash e sa vjet është bërë temë e nxehtë e krejt politike. Kryetarët e dy pjesëve të qytetit, njëri shqiptar e tjetri serb, assesi të pajtohen për lirimin e qarkullimit normal mbi të të njerëzve dhe makinave.Serbët lokal kërkojnë nënshkrimin e memorandumit për kufirin administrativ.

Komuna e Mitrovicës e cila administrativisht është e ndarë në jug dhe në veri nuk e ka të përcaktuar vijën administrative. Kjo sipas serbëve duhet të jetë lumi Ibër ndërkaq pala tjetër kundërshton kategorikisht.Me firmosjen e ujdisë, vendbanime si Suhodolli, Gushanci e Binarci të barnuar më shumicë shqiptare do të shkonin nën administrimin e komunës në veri. Kjo e fundit është produkt e pakos së Marti Ahtisarit mbi të cilën Kosova shpalli pavarësinë.