[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agani, Bukoshi, Sejdiu, Tolaj e Shabani apo 5 bashibuzukët  e Ministrisë së Shëndetësisë së korruptuar!  



Bujar Bukoshi e Ferid Agani ministra dhe Pleurat Sejdiu. Ilir Tolaj e Gani Shabani,  sekretarët permanentë të Ministrisë së Shëndetësisë, janë hetuar dhe disa edhe janë arrestuar si të dyshimtë për përfshirje në afera korruptive

 

Bota press

 

Ministria e Shëndetësisë është më së paku ministri e Shëndetësisë. Në fakt kësaj ministrie më së miri i shkon emri Ministria e Korrupsionit. Nga kjo ministri ka më së shumti zyrtarë të lartë, përfshirë ministra të dyshuar, të hetuar dhe të arrestuar si të dyshuar për përfshirje në afera korruptive.

 

Pleurat Sejdiu, apo „bajraktari“ i korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë

 

Ish-sekretari permanent Pleurat Sejdiu njihet si zyrtari i parë i Ministrisë së Shëndetësisë i cili i hapi derën i pari korrupsionit në këtë ministri. I njohur si person me “lidhje të fortë”, Pleurat Sejdiu për disa vjet pas lufte, “vrante e kthjellte” në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai u shkarkua por më pastaj përsëri i rikthye në postin e sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë. Atëbotë në medie u shkruan dhe u raportuan mjaft raste të dyshimta për tregti dhe dallavere me barna e që “kupola” e kësaj veprimtarie të dyshimtë kriminale ishte Pleurat Sejdiu!

 

Ilir Tolaj, sekretari i arrestuar e i dënuar i Ministrisë së Shëndetësisë

Hiq më i hajrit nuk kan qenë as Ilir Tolaj. Ai poashtu është shkarkuar dhe rikthyer në të njëjtin post të sekretarit permanent të Ministrisë, derisa përfundoi në burg madje i dënuar me vendim gjyqësor. Më 18 qershor të vitit 2013 Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi ish-sekretarin e përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolajn me 18 muaj burg për veprat penale nxitje të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe shmangie nga tatimi.

Tolaj ishte në miqësi të afërt me Bujar Bukoshin, i cili ishte i hetuar dhe i dyshuar në të njëjtin rast me Ilir Tolajn.

 

Gani Shabani, “mohikani” i fundit i arrestuar për korrupsion nga Ministria e Shëndetësisë

Gani Shabani është sekretari i fundit apo “mohikani” i fundit i Ministisë së Shëndetësisë i cili ditë më parë është arrestuar si i dyshuar sepse ka keqpërdor pozitën e tij zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi per sigurimin e shërbimeve shëndetësore, te cilat nuk ofrohen ne institucionet publike shëndetësore, me spitalet private: Internacional Medicine Hospital, me seli ne Prishtine dhe INTERMED sh.p.k. me seli ne Prishtine, pa shpallur fare tenderin për sigurimin e këtyre shërbimeve.

 

Bujar Bukoshi, ministri i parë i dyshuar i Ministrisë së Shëndetësisë

 

Megjithëse edhe ish ministrat e mëparshëm nuk ishin aq “burra të mirë” dhe krejt me duar të pastra, Bujar Bukoshi është ministri i parë i Shëndetësisë i cili u detyrua ta “ngrijë” postin e tij të zëvendëskryeministrit nën akuzën për korrupsion sa ishte Ministër i Shëndetësisë.

Bukoshi u shpall i pafajshëm por sot në Kosovë edhe zogjtë e malit e dijnë se Bujar Bukoshi mejithatë është i “zhytur deri në fyt” në korrupsion.

 

Ferid Agani, ministri që “falet dhe vjedh” 5 herë në ditë

 

Ferid Agani nuk është më ai ministri i pastër te opinioni e mbase edhe te Zoti me veprimet e tij. Ai vetë i 10-ti po hetohet si i dyshuar për korrupsion në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri Agani edhe më parë është përfshirë në afera korruptive, sidomos në lëminë e furnizimit me barna, si dhe të shkatërrimit të barnave me afat të skaduar, një tender të cilin ia dha një të afërmi të tij familjar.

Agani është lider i një partie politike që besimin në Zot e ka si pikë të parë të programit politik, një ministër që do të duhej të falej 5 herë në ditë por që po del se ai në vend të faljes së vakteve të namazit është marrë me veprimtari korruptive.

Menu Title