.
×

Afrona publikon edhe disa foto nga dasma përrallore me Bleron



Modelja Afrona Dika ka publikuar edhe disa foto në rrjetet e saj sociale Aty ajo shihet bashkë me Bleron derisa për dallim nga fotot e tjera këto foto janë profesionale dhe janë realizuar nga fotografi Lorik Uka.

Fotot janë realizuar të dielën gjatë dasmës së çiftit të cilët befasuan duke e mbajtur atë në një vend bregdetare, që besohet se është Shën Gjini e jo ndonjë qytet në Kosovë.

Blero dhe Afrona janë martuar pas disa viteve lidhje.

Ndryshe, për Bleron kjo është martesa e dytë e tij, pasi që vite më parë ai është ndarë nga aktorja Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë.