.
×

Afrim Muqiqi martoi djalin, kështu është dukur çifti



Reja e këngëtarit publikoi pamje nga dasma. Djali i këngëtarit të mirënjohur, Afrim Muçiqit, Albioni është martuar me bukuroshen, Albertina Krajkovën, shkruan rtv21.tv. Kjo është bërë e ditur përmes një storie, që Albertina publikoi së fundmi në instagram për ndjekësit e saj.

Në storie nusja shihet duke i dhënë dhëndrit pak nga torta e dasmës

Albertina Krajkova ditët e fundit ishte pjesë e mediave rozë mjaft shumë. Kjo për faktin se e fejuara e Albionit e bëri kanagjeqin, nga i cili publikoi pamje të shumta.

Albion Muçiqi dhe Albertina Krajkova janë fejuar në vitin 2016. Fejesa e çiftit ka bërë bujë në media, pasi në aheng kanë qenë të pranishëm shumë fytyra publike, përfshirë edhe politikanë.