.
×

Afërdita Maliqi: Përballë paragjykimit: “A e Drenicës je, a?”



Qe kur kam ardh ne studime ne Prishtine shpesh kam hasur ne paragjykimin “pse e Drenices je a”, “leje bre se ju Drenica…”, dhe jam shume e lumtur qe shume njerzve qe kane pasur paragjykime per “mentalitetin e prapambetur ne Drenice” ua kam nderruar mendjen.
Miqte e mi sot jane ne çdo vend te Kosoves dhe sot Drenica ne tavolinat e mia perdoret vetem ne kontestin e batutave…
Ne familjen time gjithmone peshe ka pas fjala e femnes. P.sh e mbaj mend Gjyshja ime ndjeste past, ka qene shefi i shtepise: nese ajo nuk eshte pajtuar per nje çeshtje, ajo çeshtje ka qene e mbyllur.
Nena ime vazhdon meqene shefi ne shtepi, bile ajo i menaxhon edhe financat e Babes tim, sepse ajo e din çka duhet!
Per neve qikave mos te flasim, ne gjithmone kem qene me te privilegjuarat, sepse familja ime moto e ka pas: se nese ke eduku nje femer, ke eduku nje familje, nje komb.
Miku im i kahmotshem, kryetari i Komunes se Drenasit, Ramiz Lladrovci, e dha shembullin me te mire se si respektohet barazia gjinore, duke emeruar ne udheheqjen e Drenasit shume femra. Ky gjest i tij merret edhe si shembull se si nje kryetar ka permbushur premtimin qe do t’u jap me shume hapesire femrave. Kjo komune sot eshte nje nga komunat me transparente ne vend dhe une jam shume krenare per kete!
Por, a e ben kete partite politike me te medha ne garen per deputet? JO!
A nuk ka Drenasi intelektuale te deshmuara, te te gjitha profileve, personalitete që i kanë kontribuar vendit dhe qe kane merituar te jene pjese e listes per deputete? PO!