.
×

Aeroplani i zhdukur i “Malaysia Airlines” gjendet brenda ditëve



Lajmi i fundit vjen nga kërkimet për zhdukjen e aeroplanit të “Malaysia Airlines”. Që nga 8 marsi i këtij viti, aeroplani u zhduk me 239 pasagjerë në bord.

Por sipas lajmeve të fundit, gjetja e aeroplanit është çështje ditësh. Anijet janë duke u përgatitur të hyjnë në fazën e re dhe thuajse përfundimtare për gjetjen e aeroplanit.

Anijet që janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar, do të arrijë në një pjesë të oqeanit indian, më shumë se 1500 kilometra nga bregdeti i Australisë Perëndimore. Kjo do të ndodhë brenda pak ditësh dhe shpresat janë se më në fund, do të shpallet edhe gjetja e mbetjeve të aeroplanit të “Malysia Airlines”, raporton DailyMail.

Zhdukja e aeroplanit të “Malaysia Airlines”, ishte bërë një nga çështjet më të përfolura në botë për disa muaj, që prej datës së zhdukjes, përkatëisisht më 8 mars. Gjithçka rreth zhdukjes së tij kishte mbetur mister përderisa kërkimet nuk u ndalën kurrë.