.
×

Aeroplani ateron në shtetin e gabuar



Një fluturim i ditës së hënë u duk se po zhvillohej në mënyrë të përkryer derisa udhëtarët e kuptuan se aeroplani me të cilin po udhëtonin ka ateruar në qytetin dhe shtetin e gabuar.

Aeroplani i kompanisë “British Airways” ishte nisur nga aeroporti i Londrës dhe do të duhej të ateronte në Duesseldorf të Gjermanisë, por në fakt përfundoi në Edinburgh të Skocisë.

Kompania ka thënë se problemi është paraqitur për shkak të planit të gabuar të fluturimeve, i cili është përgatitur nga kompania “WDL Aviation” që veproi në emër të firmës “British Airways”. Zyrtarët thanë se piloti e zbatoi planin për të fluturuar drejt Edinburghut dhe se kontrollorët ajrorë e kanë zbatuar të njëjtin plan.

Në anën tjetër, kompania gjermane “WDL Aviation” tha se është duke u përpjekur për ta përcaktuar shkaktarin e këtij pështjellimi.

Aeroplani i lëshuar në Edinburgh u mbush përsëri me lëndë djegëse dhe fluturoi drejtpërdrejt në Duesseldorf, shkruan “NBC”.