.
×

Adriatik Kelmendi:Ja kush mund të jenë deputetët e LDK-së e LVV-së që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër?  



 

Botapress, 19 Qershor – Adritik Kelmendi ka bërë një analizë interesante të formimit të Qeverisë së Kosovës me Ramush Haradinajn kryeministër. Kelemendi ka marrë shkas nga deklarimi i vetë Haradinajt se i ka votat për të krijuar Qeverinë, ndërkaq aludimi i Kelmendi është se këto vota për Ramushin do të duhej të vinin nga LDK-j apo nga LVV-ja.

Ja postimi i Adriatik Kelmendit në Facebook:

 

Ramush Haradinaj më tha në Rubikon se i ka votat e deputetëve mjaftueshëm sa për t’u bërë kryeministër.

Kjo i bie se mund t’i ketë votat edhe të ndonjë deputeti nga koalicioni i LDK-së dhe nga LVV-ja.

Nëse kjo ndodhë, arsyetimi i këtyre deputetëve para shefave të tyre do të jetë:

“Të gjithë në LVV, në LDK dhe NISMA e kanë pasur për 6 muaj Haradinajn të nominuar si kandidatin më të mirë për kryeministër. Ne vetëm po jemi parimorë e konsistentë në veprime, kurse ju i keni ndërruar fjalët”.

(Shënojeni dikund këtë që shkrova!) 😁