.
×

Adriatik Kelmendi “propozon” Vedatin e Stupcave për president të Kosovës?



Rezultati i zgjedhjeve në Ukrainë kanë shtuar zërat për një reflektim politik të përafërt edhe në Kosovë. Në këtë drejtim janë propozuar humoristë të njohur kosovarë si kandidatë të mundshëm për president të ardhshëm të Kosovës, shkruan Botapress. Së fundi ka dalë propozimi që Vedati i Stupcave të konkurojë për zgjedhje në Kosovë dhe sipas Adriatik Kelmendit, Vedati do të dalë fitues. Ja postimi i Adriatik Kelmendit në Facebook: “Mos i shkoftë mendja nesër Vedatit të Stupcave të konkurrojë për zgjedhje në Kosovë, se qysh tash vë bast se do t’i fitojë! Kur politikanët “e vërtetë” e teprojnë, ndodh nga dëshpërimi populli ta zgjedhë këdo që është krejt e kundërta e politikanit tipik. Së fundi kjo ndodhi në Ukrainën e lodhur nga konfliktet e korrupsioni, ku komediani Volodymyr Zelenskiy u votua për president me plot 73 % të votave. Edhe këta tanët kaherë e kanë tepruar!” ka shkruar Adriatik Kelmendi në Facebook. përcjellë Botapress.