.
×

Adriatik Kelmendi për ofertën e BE-së: Mogherinit s’i shpëtoi asnjë fjalë prej goje



Publicisti dhe opinionisti Adriatik Kelmendi ka shfaqur mendimit e tij për ofertën e BE-së ndaj Kosovës në shkëmbim të heqjes së taksës ndaj mallrave të Serbisë, shkruan Botapress. Në një postim të tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se kjo kërkesë është jo serioze dhe nuk duhet të na befasojë, fare.” Joserioze kërkesa e BE-së ndaj qeverisë për taksën. Nuk i ofroi asgjë Serbisë në këmbim të mosushtrimit të presionit për mosanëtarësim të Kosovës në Interpol dhe në Unesco. Me Kosovën në Interpol dhe Unesco do të fitonin të gjithë, edhe Serbia e edhe BE-ja, meqë do të kishte më shumë siguri individuale dhe të trashëgimisë kulturore. Përkundrazi, Mogherinit s’i shpëtoi asnjë fjalë prej goje. E taksa më shumë i dëmton prodhuesit kosovarë për lëndën e parë se sa serbët. Nëse BE-ja është aq e brengosur për këtë masë minore, si taksa, për serbët dhe Serbinë mund ta sugjerojnë Beogradin që t’i subvencionojë prodhimet e Serbisë që shiten në Kosovë në mënyrë që të zbritet çmimi për 50%, kështu që pastaj me aplikimin e taksës, çmimi mbetet i njëjtë sa ke qenë. Krejt happy! Të tjerat janë standarde të dyfishta të Brukselit ndaj Kosovës dhe Serbisë. Diçka që s’na befason, jo!’ ka shkruar Kelmendi ne Facebook percjell Botapress.