.
×

Adriatik Kelmendi për linjën Kosovë-Serbi: S’ka asgjë për tu shqetësuar, është bërë me bekimin e Gjermanisë dhe SHBA-ve



Gazetari Adriatik Kelmendi ka reagur në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme pas arritjes së marrëveshjes për vendosjes e linjës së fluturimeve Kosovë-Serbi.

Kelmendi thotë se nuk duhet të bëhen etiketime të ndryshme pasi kompania ajrore Lufthansa nuk do ta bënte këtë hap pa bekimin e kancelares Angela Merkel, si dhe nuk do të nënshkruhej në Ambasadën amerikane në Berlin pa aminin e Presidentit Donald Trump.Ai sqaron tutje se e vetmja gjë e cila duhej të shqyrtohej në ketë rast është se me këtë hap edhe Beogradi është pajtuar të njohë pasaportat e Kosovës, çfarë përfitime ekonomike do të ketë Kosova dhe si do të trajtohet hapësira ajrore e Kosovë dhe e Serbisë raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Sa marrim hëz me vlerësime cinike e paushalle nëpër rrjete sociale lidhur me linjën ajrore Prishtinë-Beograd, duhet ta kemi parasysh se Lufthansa nuk do ta bënte këtë hap pa bekimin e kancelares Angela Merkel, si dhe nuk do të nënshkruhej në Ambasadën amerikane në Berlin pa aminin e Presidentit Donald Trump.

SHBA-ja dhe Gjermania e kanë njohur pavarësinë e Kosovë dhe kanë kërkuar dhe angazhohen direkt që këtë ta bëjë edhe Serbia.

Rrjedhimisht, pa mbështetjen amerikane dhe gjermane edhe pesha e pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës do të ishte më e vogël.

E vetmja që do të duhej të shqyrtohej është nëse me këtë hap edhe Beogradi është pajtuar të njohë pasaportat e Kosovës, çfarë përfitime ekonomike do të ketë Kosova dhe si do të trajtohet hapësira ajrore e Kosovë dhe e Serbisë.