.
×

Adnan Merovci sqarohet për deklaratën e tij se “Thaçi donte të punonte te Rugova”



Botapress 20 Mars- Autori i librit “Kështjella e (mos) marrëveshjes”, Adnan Merovci, ka dhënë një sqarim shtesë lidhur me intervistën e tij në emisionin “Debat Plus”, ku ka thënë se “Thaçi ka shprehur pretendim për të punuar në shërbimin e Rugovës në vitin 1990”.

Lidhur me deklaratën për Hashim Thaçin, Merovci sqaron se konteksti i deklaratës lidhet me interesimin që Thaçi kishte shprehur atë kohë që të punojë në zyrën e Rugovës.

Kjo informatë, sipas Merovcit i është dhënë atij nga një person tjetër dhe jo drejtpërdrejt nga Hashim Thaçi, që nuk do të thotë se është e saktë apo jo, pasi që nuk është e vërtetuar.

Merovci sqaron dhe do të kuptohet drejtë që s’ka pasur interesim nga z. Thaçi, por flitet vetëm për informatë të ardhur nga dikush tjetër.

Sqarim nga Adnan Merovci:

“Dua të sqaroj se në emisionin Debat + në lidhje me deklaratën time për interesimin e z. THAÇI për tu angazhuar në Zyrën e z. RUGOVA sqaroj si në vijim:

Mua si përgjegjës i zyrës së z. RUGOVA më ka ardhur një informatë se z. THAÇI ka shprehur interesim për angazhim dhe nuk kam thënë asesi që këtë ma ka shprehur mua personalisht, as që është folur për këtë çështje ndonjëherë.

Unë këtë detaj në intervistë e përmenda për ta sqaruar takimin e z. THAÇI dhe z. RUGOVA në Rambuje pas shumë vitesh.

Pra sqaroj dhe them se informata më është thënë vite më vonë dhe me kaq përfundon çdo gjë.

Nuk kam thënë, as tash nuk them që ka pasur interesim të z. THAÇI. Shprehë keqardhjen time nëse jam keqkuptuar për deklaratën në fjalë!”, thuhet në sqarimin e Merovcit.