.
×

Aderime grupore edhe në AAK



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka pranuar në gjirin e saj një grup të qytetarëve ferizajas, të cilët deri më tani kanë qenë pjesë e partive tjera.

Në mesin e atyre që aderuan të martën në AAK është edhe drejtori i suspenduar i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në MPB-së, Besnik Berisha.

Anëtarëve të AAK-së mirëseardhje u ka dëshiruar kryetari i degës, Xhavit Zariqi, i cili ka thënë se mirëpret ardhjet e reja në parti, në mënyrë të veçantë, pasi bëhet fjalë për personalitete nga Ferizaj që kanë kontribuar me vite të tëra në shumë procese me rëndësi nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Për Besnik Berishën ka thënë se është personalitet me pedigre pasi rrjedh nga familja e tribunit të popullit Tahir Berisha dhe heroit Rifat Berisha, veteran i UÇK-së dhe veprimtar i dalluar. Zariqi ka theksuar se Berisha ka denoncuar në dy raste skandalet me pasaporta në MPB, të cilat opinioni kosovar i di mirë dhe për këtë gjë është suspenduar pa të drejtë në të dyja rastet.

“Është dëshmuar se nuk përkrah të keqen. Do të jetë pjesë e AAK-së për të luftuar padrejtësitë në dëm të qytetarëve”, ka thënë kreu i AAK-së, Xhavit Zariqi.

Edhe për tjerët që përqafuan koncpetet e AAK-së, Zariqi ka thënë se janë meritorë për shumë të arritura në Ferizaj e më gjerë: Bajram Tahiri, punëtor i palodhshëm i kulturës dhe koreograf i Ansamblit të Valleve “Kastriotët”, Zymer Berisha nga Mirosala, veprimtar i shquar dhe gjyqtar futbolli, Sabedin Mustafa nga Pleshina, veteran i luftës, Arton Gavazi, magjistër i sigurisë.

Zariqi ka thënë se AAK -ja në Ferizaj po rritet. A ka perënduar edhe aderimet tjera të figurave nga qyteti dhe fshatrat dhe se AAK-ja mirëpret edhe tjerët që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj partie serioze, e cila synon të ndërpres praktikat e keqqeverisjes dhe të instalojë frymë tjetër, në dobi të qytetarëve.

Nga ana tjetër, anëtari më ri i AAK-së, Besnik Berisha ka thënë ajo që e ka shtyre t’i bashkohet kësaj partie janë gjërat që po ndodhin në qeverisjen qendrore.

“E ka parë veten në AAK, në këtë parti që punon për t’i kthyer shpresën qytetarit dhe për të mbytur shpresën”, ka thënë ish zyrtari i MPB-së, Besnik Berisha.

Kreu i AAK-së ka folur edhe për proceset tranformuese në kuadër të AAK-së, duke thënë se gjithë ata që bëhen pjesë e kësaj partie në një mënyrë rrisin konkurrencën e vlerave dhe rrjedhimisht inkuadrohen në strukturat drejtuese të saj.