[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Adem Salihaj flet përsëri për fisin “Kalash” (VIDEO)



Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur përsëri për fisin që ai para disa kohe e zbuloi përmes internetit të quajtur “kalash” për të cilin thotë se mund të jenë pasardhës të ilirëve, sikur ne shqiptarët, por që mbetën në zonat e Azisë, Afganistanit të sotëm, pasi udhëtuan në ekspedita ushtarake me Aleksandërin e Madh të Maqedonisë, njofton Klan Kosova.

Salihaj në Zona B, pas disa kohësh, ka dhënë një shpjegim për iniciativën e tij të paradokohshme dhe se ku është tani me gjetjet e tij.

Ai ka thënë se asnjëherë “s’kam pretenduar të merrem unë profesionalisht me atë çështje, por kam dashur ta bëj aktuale një çështje që besoj se është e rëndësishme. Pastaj çështje tjetër është mënyra si e kam bërë këtë”.

“Ne si shqiptarë mundohemi të bazohemi në fakte historike dhe të themi se jemi pasardhës të ilirëve, por nuk kemi asnjë dokument të shkruar nga ilirët që dëshmon se ne e kemi trashëguar gjuhën, traditat e tjera, për fat të keq, për çudi, nuk kemi asnjë dokument të vetëm të shkruar.

Dhe kjo çështja e ilirëve atje mua më bëri shumë kureshtar, sepse ata përdorin plotë fjalë shqipe, që është shumë interesante, sepse ata janë maqedonas. Pra nuk janë ilirë dhe deri tash maqedonasit janë trajtuar si grek, pra si helenë. Kurse ata përdorin plotë fjalë shqipe, kanë tradita që ne i kemi.

Këto gjëra ka shumë muaj që i kam hasur në internet jam interesuar shumë për këtë. Pse mos të merremi me një çështje, pra me Maqedoninë, pra ata janë maqedonas, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Aleksandërit të Madh që është sigurisht gjenerali më i madh botëror, pse të mos merremi me ta nëse ata janë ilirë dhe flasin ende shqip? Pra, për ne do të ishte me rëndësi të jashtëzakonshme nëse konstatohet se ata janë ilirë dhe flasin shqip”.

dadaf


Kronika e Klan Kosovës ditën kur Salihaj kishte mbajtur konferencën e jashtëzakonshme për media për të folur për “Kalashët”.

Menu Title