.
×

Adem Bytyçi: Telekomi i Kosovës është shëndrruar në byro të punësimit të militanteve partiak



Nuk është largë koha kur nga ky gjigant ekonomik shtetëror,bugjeti i shtetit përfitonte një devidentë vjetore në shumën mbi 20 milion euro,sot kjo ndërmarrje njëra ndër më profitabile në vend,gjindet para falimentimit!

Këtë ndërmarrje shtetërore, përveq keqëpërdorimeve në llogori të bosve politikë , edhe punësimi enormë i milianteve partiak dhe anëtarëve të familijeve të tyre e ka sjellë në buzë humnere!

Një fakt duhet ditur opinioni, nëse dëmtohen në këtë mënyrë asetet më të rëndësishme ekonomike kombëtare,nga politika , e ardhmja ekonomike e Kosovës do të jetë shumë e zymt edhe sikur Kosova do të ishte vendi më i pasur në botë me resurse!

Për kundër reagimit të mjeteve të informimit publik dhe shoqërisë civile kundër skandaleve të prditshme të partive politike në Kosovë , si pasojë e punësimeve nepotike dhe partiake, në vend që kjo gjendje të eliminohet, përkundrazi vetëm sa po merrë përmasa edhe më shqetësuese , duke pasqyruar kapjen e shtetit ,si njëri ndër veprimet më anti kombëtare të një vendi!