.
×

Adem Bytyçi: Pozita e femrës në shoqërin tonë



Femra duhet të jetë shumë më aktive dhe të luftojë me më vendosmëri e guxim për të drejtat ligjitime të saj! Fatkeqësisht,fëmra në shoqërin patriakale ka qenë tmerrësisht e diskriminuar dhe e paragjykuar!

Edhe tani,fëmra nuk është e barabartë me mashkullin edhe pse politika, formalisht nuk e pranon  një fakt të tillë !

Ka ardhur koha,që fëmra të ngrit zërin dhe t‘i thotë jo mashkullit nuk është ashtu  ,sepse edhe unë jam e zonja të vendosi për fatin tim dhe për të mirën e shoqërisë,ndoshta edhe më shumë se ti!

Fëmra kurr nuk mund të jetë e lirë dhe e pavarur,përdërisa nuk e merr guximin për të denoncuar punëdhënësin, eprorin,politikanët dhe qeveritarët kur i kanoset cenimi i ndërit dhe e drejta për të ndërtuar një familje të ndërshme,të lumtur dhe të shëndosh!

E ardhmja e çdo indiviti,qoftë ai fëmër apo mashkull, është në moralin dhe karakterin e tij apo të saj të njerëzorës,të aftësisë se frenimit për të mos rënë viktimë e t‘keqës dhe e ndjenjave të pamoralshmës!

Gjithmonë, politika është fajtore për të gjitha të keqiat që ndodhin në një shoqëri,sepse politika është ajo që krijonë institucione dhe vendos indivit në krye të këtyre institucionëve,të cilët janë përgjegjës për punën e stafit në institucione të tilla,qofshin këto institucione të sigurisë, të arsimit,shëndetësisë apo edhe të drejtësisë.

Një politikë e udhëhequr  nga indivit të pa moralshëm dhe të korruptuar as një herë nuk mund të krijojë institucione kredibile për t‘i mbrojtur vlerartë morale,njerëzore dhe kombëtare të një shoqërie të shëndetëshme dhe përparimtare.