.
×

Adem Bytyçi: Nuk mbahet mend të ket patur Qeveri më nepotike se kjo e tanishmja!



Zatën, të gjitha Qeverit e pas luftës në Kosovë,i ka karakterizuar punësimi i familiarëve të tyre dhe  njerëzve më të pasur,si dhe familiar të politikanëve,për qytetarë të varfër edhe po të ken patur tituj të lart shkollimi nuk kanë mundur të gjejnë punë dhe në mungesë të një trajtimi që e kanë merituar,janë detyruar të punojnë llojë, llojë punësh jasht profesionit dhe pregaditjës shkollore të tyre!

Koheve të fundit,disa udhëheqës të subjekteve politike,në tybimet partiake thrrasin të rinjët që mos të lëshojnë vendin e tyre për të shkuar në ndonjë vend tjetër për punësim,sepse sipas tyre,punë ka në Kosovë,edhe pse në fakt numri i të pa punëve në Kosovë,për çdo ditë rritet!

Të dhënat statistikore tregojnë se familiarët e njerëzve të pushtetshëm thujase as një nuk është i pa punë,për më tepër të tillët zënë vendet më të rëndësishëm të punës edhe pse shpesh ndodhë,që në punë pranohen pa konkurs dhe në të shumten e rasteve umungon edhe pregaditja shkollore për vendet e caktuara të punës!

Nëqoftëse një qasje e tillë nuk ndryshon, për kundër thirrjës së disa politikanëve,numëri i të rinjëve që do të lëshojnë Kosovën, vetëm sa do të rritet në mungesë të vendeve të punës dhe shpresës për një jetë me të mirë në vendin e tyre!