.
×

Adem Bytyçi: Më e dobishme do të ishte hapja e vendeve të reja të punës,se sa rritje e rrogave



Këto ditë në Kosovë,thujase gjithëandej dëgjoheshin zëra grevash për rritje rrogash. Përveq punëtorëve të arsimit,në greva hynë edhe punëtorët e gati të gjitha veprimtarive shoqërore dhe shtetërore!

Kërkesat ishin të ngjajshme,rritje rrogash,zvogëlimi i dallimeve të lartësisë se rrogave në mes punëtorëve të punësuar në sektor të ndryshëm.

Për këtë Qeveria,u detyruar të dërgoi në parlamet për të aprovuar ligjin mbi pagatë dhe për harmonizimin e koeficentit të pagave gati për të gjitha kategort e puntorëve,por me këtë rast, mos përfshirja e puntorëve të sektorit privat në këtë ligj, ligjin e bënë të pa përsosur dhe të diskutueshëm, kur dihet se në sektorin privat punëtorët përveq që i kanë rrogatë më të ulta ,nuk trajtohen ashtu siq e parashef ligji i punës nga punëdhënësit…

Shpesh ndodh,që punëdhënësit t‘i shkelin kushtet e kontratës në dëm të puntorëve!

Pati disa takime të Qverisë me grevistët për të ndërpre grevat, por ajo që mungojë në këto takime nga ana e Qeverisë dhe e grevistëve, ishtet mungesa e solidaritetit me ata qytetarë, që nuk janë fare të punësuar dhe me ata,të cilët jetojnë nën asistencë sociale me të ardhura mizerabël,me të cilat nuk janë në gjendje për t‘i përmbushur as nevojatë më elementare jetësore,pa përmendur këtu edhe pensionistët,pensionët e të cilëve janë fore nënqmuese, krahasuar me nivelin e kostos së jetësës!

Para se gjithash ,Qeveria dhe grevistët, duhet të dinin: Shkallën e lartë të pa punësisë ,rritjen rapide e rasteve sociociale të qytetarëve, rrogatë enormë të pushtetarëve,për këtë shkak,do të ishte shumë më racionale dhe humane investimët në hapjen e vendeve të reja të punës,se sa rritja e rrogave dhe invetimet në ata sektor ekonomik,përfitimët nga të cilët janë tepër të largëta në kohë!