.
×

Adem Bytyçi: Doktrina largim kufinjësh



Z.Thaçi,Presidenti aktual I Kosovës,përmend doktrinën Europiane për largimin e kufinjëve dhe një Ambasadë të Kosovës në Moskë,pas arritjës se një arrëveshje pqeje me shtetin Serb.

Sipas logjikës se interpretimit të kufinjeve në mes shtetëve,doktrina e z.Thaçi,për largim kufinjësh nënkupton se ,nuk do të kët kufi në mes Kosovës dhe Serbisë,përkatësisht,kufiri do të jetë një përkufizim simbolik teritorial!

Thuhet se,seshpejti do të arrihet një marrëveshje paqeje në mes Kosovës dhe Serbisë,e cila do t’i përmbush pritjet e të dyjave shtetëve,të Kosovës dhe Serbisë,kur kësaj i shtohet deklarata e z.Limaj,se bisedimet do të fillojnë nga pika zero me palën Serbe, sipas kësaj logjike,nuk mund të pritet,që aq shpejtë të kët një marrëveshje pajtimi në mes Kosovës dhe Serbisë,siq supozohet me ndërmjetësimin Amerikano-Rus.

Po të nuhatet drejtë kuptimësia e diplomacia ndërkombëtare ,në rastin Kosovë,Serbi, përfshirja e evntuale e Rusisë,në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqës në mes Kosovës dhe Serbisë,do të thotë se marrëveshja nuk mund të jetë aq e drejtë për të dyja shtetët…

Sikur të flitej për një marrëveshje të balancuar dhe në interesin bilateral të dyjave shtetëve,nuk do të kishte apsolutisht nevojë për ndryshim kufish,por do të zhvilloheshin vetëm negociata teknike.

Në momentin,kur negociatat teknike kanë degjëneruar në negociata politike,duke përfshi këtu edhe ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi,është e pa besueshme të thuhet se,seshpejti do të arrihet një marrëveshje paqeje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.

Prijashtimisht,një marrëveshje e tillë edhe mund të arrihet dhpejtë,nëse konturatë e kësaj marrëveshje i kanë gadi presidentët e të dyja shtetëve,të Serbisë dhe Kosovës,dhe elementet qenësore të marrëveshjës në fjalë ua kanë prezentuar tre aktorëve kryesor:Amerikës,Rusisë dhe Bashkimit Europianë!

Një marrëveshje eventuale e paqës Kosovë –Serbi, e firmosur nga SH.B.A-ja,Rusia,Bashkimi Europianë, dhe nga të dy presidentët ,të Serbisë dhe Kosovës, do të jetë abligative për të dyja shtetët dhe nuk do të mund të ndryshohet në mënyrë unilaterale pa mvarësisht kundërshtimit dhe pa knaqësive të qarqeve politike në të dyja shtetët.