.
×

Adelina: Buzëqeshja e sinqeriteti më bëri të dashurohem në Valin



Këngëtarja shqiptare, Adelina Ismaili, ka deklaruar në një intervistë për Telegrafin shumë gjëra rreth projekteve të saj muzikore – pa lënë anash as jetën private.

Në intervistën dhënë për Telegrafin, Adelina ka deklaruar se projekti “Karma” është një prej projekteve shumë serioze që do ta pasojnë.

Intervistën e realizuar nga Gazmend Kajtazi ajo e nisi duke thënë se asgjë nuk kemi parë, nga ajo që do të shohim prej Adelinës. Sipas saj, ky është fillimi i ri.

Nga ana tjetër e pyetur për jetën private dhe dashurinë e saj, Valin, Adelina tha se tiparet e tij të forta i lanë përshtypje.

“Buzëqeshja e tij. Buzëqeshte sinqertë, në mënyrë respekti për të mos përbuzur fatalitetet e mia klasike ballkanase. Qëndrimi i tij plot vetëbesim me të cilin ai më linte përshtypjen e mashkullit për të cilin unë jam një “libër i lexuar”, por shikimi i tij ndizej flakë kur kuptonte që femra është suprizë. Shpresoj një surprizë e bukur, hahaha”, theksoi Adelina.

Ajo shtoi se Vali është më tolerant në shumë raste, teksa vlerëson që shqiptarët duhet të punojnë për të mirën e vendit të tyre çdo ditë.