.
×

Adele mahnit me pamjen e saj të re pas humbjes në peshë



Këngëtarja Adele duket ne formë të shkëlqyeshme kohët e fundit, duke humbur shumë kilogramë që prej ndarjes nga burri i saj, Simon Konecki, në fillim të këtij viti.Këngëtarja ka pasur gjithmonë një figurë të plotë dhe një qëndrim të vendosur të pozitivitetit të trupit.

Ajo debutoi për humbjen e saj të jashtëzakonshme në peshë në festën e ditëlindjes së Drake javën e kaluar.Adele me siguri po e ndiente veten shumë mire dhe festa e Halloween ishte një arsye e shkëlqyeshme për të treguar prapë formën e saj të shkëlqyeshme.

Ylli pop britanik ishte veshur si kapiteni ikonik, Hook në filmin e njohur Peter Pan.

Me kalimin e viteve, Adele ka forcuar statusin e saj si mbretëresha jozyrtare e kostumeve në Hollywood, dhe këtë vit padyshim nuk është ndryshe!