[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Abrashi: S’kemi telashe me veteranët, buxheti do të rritet



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se deri në periudhën e fundit të vitit 2016, papunësia në Kosovë është në shkallën prej 27-28 përqind, derisa ka shtuar se gjatë mandatit të tij, do të punësohen rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës, gjë që premtimi i fushatës për punësim do të përmbushet.

 vala-Botapress1

Gjatë një diskutimi në Fol Hapur, Abrashi tha se gjatë mandatit të tij janë krijuar diku 30 mijë vende të reja të punës, që sipas tij, kanë dalë nga të dhënat për kontributet e të punësuarve. Ai tha se në vitin 2015, në Trustin Pensional kanë qenë 230 mijë kontributdhënës, kurse, kjo në fund të vitit 2016, është arrit rreth 300 mijë kontributdhënës.

Ai beson se deri në vitin 2018, gjatë mandatit të tij, do të punësohen rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës. Sipas tij, premtimi në fushatë do të përmbushet për punësim.

“Duhet me qenë diku rreth 320 mijë qytetarë të Kosovës që punojnë dhe paguajnë të ardhur personale në Kosovë… Besoi se 100 mijë mundemi me iu afruar deri në vitin 2018…Duhet me qenë të sinqertë shifra premtuese në fushatë nuk janë vetëm efekt i krijimit të vendeve të reja të punës, ka efekt edhe në luftimin e in formalitetit. Andaj, duhet me qenë i sinqertë edhe unë se nuk është që janë krijuar”, tha ministri Abriashi.

Ministri Abrashi theksoi se nuk do të kenë telashe për këtë vit me buxhetin për veteranët, sepse sipas tij, janë pajtuar me shoqatat e dala nga lufta që do të jetë i mjaftueshëm buxheti prej rreth 40 milionë euro për vitin 2016.

Abrashi shtoi se në vitin 2017, buxheti për veteranët do të jetë rreth 50 milionë euro.
“Është një buxhet i cili rritet çdo vit, sivjet është pak mbi 40 milionë euro, është 0.7 përqind e GDP-së, besoi se vitin e ardhshëm do të jetë 49 milionë euro dhe kjo shkon në vazhdimësi duke u rritur. Është pranuar me u bërë një kategorizim dhe do të fillon në këtë bazë, dhe një pjesë nga veteranët të cilët nuk jetojnë në Kosovë duhet të largohen nga sistemi pensional”, tha Abrashi.

Ministri i Punës tha se vende të punës ka në sektorët e tekstilit, në sektorin e IT-së, në sektorin e përpunimit të drurit dhe në sektorin e ndërtimeve, por mungojnë punëtorët e kualifikuar. Ai tha se një pjesë e të rinjve as nuk dëshirojnë të punojnë.
“Ne po falim për disa industri të cilat me të vërtet po punojnë mirë dhe ne si ministri dhe sistemi i shërbimit ka telashe me gjetur punëtorë për kërkesat e tyre, po flasim për industri të metalit, për industri të tekstilit, për industri të drurit, për bujqësi si dhe për IT(teknologji informative). Në këto katër industri ne sot kemi telashe me iu plotësua kërkesa sa kërkojnë ata”, tha ai.

Në Fol Hapur Abrashi ka folur edhe pensionistët që sipas tij nga 17 mijë pensionistë mashtrues janë kursyer 10 deri 15 milionë euro, duke parandaluar këtë dukuri.ministria-e-brendshme (1)
Menu Title