.
×
arban-abrashi-650x358

Abrashi: Komuna e Prishtinës fajtore për ndërprerjen e socialit për familjen Xhaferi



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka fajësuar komunën e Prishtinës se është në kompetencë të saj ndërprerja e ndihmës sociale të familjes me gjendje të rëndë ekonomike.

Abrashi tha për “Zërin” se nuk është kompetencë e ministrisë përpilimi i listës së ndihmës sociale që i ndahet familjeve në nevojë.

Rasti për të cilin ka raportuar “Zëri” tregon për familjen e Milaim Xhaferit që jeton me shtatë fëmijë në Hajvali të cilës i është ndërprerë ndihma sociale prej 136 eurove, e vetmja e ardhur e kësaj familjeje, ndonëse kjo familje ka një vajzë një muajsh dhe një dy vjet e gjysmë.

Me Ligjin për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë të drejtën e ndihmës sociale në kategorinë e dytë e realizon familja me një anëtar të familjes së aftë për punë, por që ka të paktën një fëmijë nën moshën pesë (5) vjeç. Në këtë rast kryefamiljari Milaim Xhaferi është i papunë dhe i paaftë të punojë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të tij.

“Kompetencë e komunës është…nuk i përpilon Ministria listat”, ka thënë Abrashi .

Image