[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Abrashi: Këta persona që kanë zbuluar këtë skandal kanë të bëjnë me mbi 8 mijë transaksione në vit



Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi thotë se shërbimi civil ka nevojë për një reformë të thellë. Abrashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se në administratë dhe sektorin e gjendjes civile ka punëtorë që nuk dinë as të nënshkruajnë dokumente.

“Ka zyrtarë në shërbimin civil që nuk dinë asnjë dokument ta nënshkruajnë dhe unë kam shumë probleme me ta.

Por në këtë rast e mira është që skandali u zbulua dhe e kanë zbulua zyrtarë të mirë që punojnë në Ministrinë e Infrastrukturës”, tha ai.

“Këta persona që kanë zbuluar këtë skandal kanë të bëjnë me mbi 8 mijë transaksione në vit. E mira është zbuluar skandali dhe në hetim janë kyçur, policia, intelegjenca financiare.Diçka kanë zbuluar këtu, diçka në Turqi, se nuk dua të përzihem në këto punë. Pra janë dukë i rënë pas kësaj pune”.

Abrashi thotë se Qeveria do ta bartë një kosto por sipas tij më këtë veprim u bëhet e qartë abuzuesve se nuk mund të kalojnë.Ministri i Infrastrukturës thotë se është pozitive që askush nga qeveria nuk ka dashur ta fshehë këtë skandal por e kanë bërë publik menjëherë.

Menu Title