.
×

Abrashi e Rrahmani, dy 13’shat (kapitenët) në një foto



Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pas fitorës së Kosovës ka festuar në një lokal të Prishtinës, ku prezent ka qenë edhe kandidati i LDK për deputet të Kuvendit të Kosovës, Arban Abrashi. Rrahmani numrin e fanelës e mban 13, ndërsa Abrashi numrin në listën zgjedhore 13.
Shumë komentues i kanë quajtur “Dy Kapitena” në një foto, Rrahmani në futboll, e Abrashi në politikë.
Kujtojmë se Abrashi ka qenë ministër dhe njëri nga deputetët më të votuar të LDK.
Ishte edhe ne garë për të parin e Prishtinës, ku humbi për më pak se 200 vota dhe prishtinasit e kishin votuar me mbi 40 mijë vota.