.
×

Abelard Tahiri: Vizita ime në SHBA nuk ndërlidhet me Specialen



Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se vizita e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ndërlidhet me vizitën e fundit në Kosovë të Jack Smith, Prokurorit të Specializuar për Gjykatën Speciale. Ministri Tahiri thotë se ai ka udhëtuar për në SHBA ku temë kryesore ka pasur reformat në drejtësinë në Kosovë.

”Vizita ime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë e planifikuar kohë më parë dhe s’ka të bëjë asgjë në lidhje me vizitën e Jack Smith në Kosovë”. ”E kam theksuar edhe më herët që Republika e Kosovës është një shembull i mirë për ndërkombëtarët”.

”Sa i përket punës së prokurorisë dhe mandatit për ngritje të aktakuzave të Gjykatës Speciale, nuk ka qenë pjesë e bisedave mes meje edhe Jack Smith”. ”Ai ka qenë në vizitë fillestare dhe nuk ka pas diçka diskutime përtej asaj që kemi publikuar në komunikatë”.

”Nuk ka pas bisedë të tillë as gjatë vizitës time në SHBA kur u takova me Jeff Sessions, sepse Kosova ka premtuar se do t’i kryej obligimet e saj dhe gjithësesi që nuk ka qenë e nevojshme të bisedohet pëer këtë çështje”. ”Nuk është disktuaar fare çështja e Gjykatës Speciale pasi kjo është nën mandattin e prokurorisë dhe ne qëndrojmë larg cështjeve politike”, ka thënë ai në Info Magazine.