[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Abelard Tahiri: Ramush Haradinaj është mirë që ta lërë politikën



Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se PDK nuk ka pasur ofertë për futjen e subjektit të tij në qeveri. Ai ka komentuar edhe kandidaturën e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, për President të Kosovës.

“Kosova e ka Presidentin deri në mars të vitit tjetër. Ndërsa për këtë të fundit nuk e ki as si ta komentoj. Nuk besoj që Haradinaj është një zgjedhje e duhur. Ai e mori rezultatin në zgjedhjet e fundit. Mendoj se është më mirë që ai ta lërë politikën”, tha ai.

Ndërkohë, Tahiri ka thënë se nuk presin që të ketë konfirmim të aktakuzës nga Specialja, dhe se pret që KAdri veselit ë mbetet kryetar i PDK’së.

Po ashtu, Tahiri ka thënë se po të kishte ofertë nga LDK për Kadri Veselin që të futet në Qeveri, atëherë ai do e kishte marrë vesh.

Menu Title