.
×

Abdyli: Kush po e shantazhon Teuta Rugovën?



 

KUSH PO E SHANTAZHON TEUTA RUGOVËN!?

Ku është shoqëria civile!?
Ku është KMLDNJ!?
Ku është Prokuroria!?

Qe nga perfundimi i zgjedhjeve parlamentare deputetja Teuta Rugova i është nënshtruar një presioni të paparë nga të ashtuquajtur ,,miqë” të Rugovës, ,,kumbar” të Rugovës, e ,,mbështetës” të Rugovës, duke shantazhuar qoftë drejtperdrejt me vizita në familje apo me shkrime, etiketime e fyerje mediale. Po çfaj ka kjo krijesë e pafajshme që është zgjedhur deputete, vallë a nuk është e drejt e saj të ushtroj detyren e deputetes sipas bindjes së saj të lirë apo u dashka që me diktat të orientohet vota e saj. Kjo nuk është etike, madje është edhe ligjërisht e denueshme. Ata që thirren në respekt të figurës së Rugovës me presione që po i bëjnë kësaj vajze po e vrasin për së vdekuri Rugovën. Si nuk turpëroheni, si nuk u vret ndërgjegjeja, mendoni sikur të ishte motra juaj, vajza juaj, mbesa juaj. Boll ma me këto presione.
Në rrethana normale çdo shoqëri demokratike do të duhej të reagonte përmes mekanizmave të saj, andaj në fillim shtrova pyetjen:

Ku është shoqëria civile!?
Ku është KMLDNJ!?
Ku është Prokuroria!?

që nuk reagon ndaj cënimit të drejtes elementare e demokratike të kësaj deputeteje.

Izet Abdyli