[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Abdixhiku u rendit i 11-ti në listë, sqarohet Isa Mustafa



Botapress, 17 Janar – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar rreth radhitjes së Lumir Abdixhikut në listën për deputetë nga kjo parti.
Për shefin e LDK’së, numrat shprehin elementet e tërësisë së listës të cilën ai e quan unike.
“Nuk e parapëlqej që kandidatët për deputetë të vlerësohen me numra. Lista është unike, ndërkaq numrat shprehin elementet e kësaj tërësie”, ka deklaruar Mustafa.
Mustafa thotë se karakteristik është vetëm numri i bartësit të listës.
“Karakteristik është vetëm numri 1 si bartës i listës dhe kandidat për Kyeministër. Të gjithë të tjerët i marrin votat e veta”, ka thënë i pari i LDK’së për Express.
Ndërkohë, as për vetë Abdixhikun duket se nuk është problematike renditja e tij në listë.
Në një prononcim për Express, ai sot ka thënë se nuk ka kurrfarë hatërmbetjeje sa i përket pozicionimit të tij në listë.
“Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”, ka deklaruar Abdixhiku.
Vendosja e Lumir Abdixhikut në nurin 11 në listën e LDK’së, nga analistët politikë u pa si një ndëshkim nga partia kundrejt tij.

Menu Title