[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Abazi i PDK-së tallet me sondazhin e publikuar nga Riinvest, thotë se e përgatiti Armend Muja



Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi, është tallur me sondazhin e fundit të publikuar nga Riinvest, ku e renditë VV-në me 54%.Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky sondazh është i përgatitur nga Armend Muja.

Këtë Abazi e ka quajtur manipulim nga ana e Mujës, duke thënë se është i çuditur si nuk i ka dalur rezultati 89%.

Sipas tij, PDK-ja është partia që do të jetë fituese.

Postimi i tij i plotë:E kam nijet nesër me mengjes me përgatitë një sondazh ama ende nuk po e di sa % me vendos PDK-në e sa partitë tjera?

Nuk po e di jam në dilemë!? Shumë bre jena hajgaregji me këtë sondazh, qohet Armend Muja e bën sondazh për vete, e pyet vetën se kush do të fitoj dhe publikon rezultatin, e në fund mundohet me e bind opinionin!Po më quditë fakti se qysh si ka dalë 89%. Ky sondazh i bër nga Armendi për Armendat e tjerë njëmend është lajm se paskan rënie mbi 40%. Zoti ju ruajtë! Ne përqindjen nuk e dijmë, mirëpo se jemi fitues, po e kuptojmë çdo ditë e më shumë.

Menu Title