.
×

AAK nis ‘pastrimin e partisë’, largon tre anëtarë



Në kuadër të procesit të brendshëm të reformës, zhvillimit dhe strukturimit të mëtejmë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron pozitiv dhe pjesë të pastrimit të paralajmëruar, largimin nga partia të tre anëtarëve të saj në Kaçanik.
Në kumtesë për media thuhet se AAK përcjellë edhe një herë përkushtimin e saj për rimobilizim të radhëve në terren dhe reformë të thellë në të gjitha nivelet, prej atij qendror dhe deri në nivelet lokale.

AAK konsideron se kushdo që nuk ndihet pjesë e Aleancës, është mirë që tash të largohet.