[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

AAK kërkon të rinegociohet demarkacioni, paralajmëron pasoja nëse kalon versioni aktual



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dhënë qëndrimin zyrtar për demarkacionin edhe pas gjetjeve të fundit të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit. AAK ka thënë se demarkacioni nuk duhet të votohet, kjo çështje të shkoj në rinegocim me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe arbitrazhin ndërkombëtar si zgjidhje.

AAK thotë se version i demarkacionit është në kundërshtim me interesin nacional të Kosoves, sepse sipas tyre Kosovës t’i merren disa mijëra hektarë tokë, prandaj është i papranueshem.

“Kalkulimet se ky version i demrakacionit është kusht për vizat, është një kushtëzim i pandershëm që është sajuar nga udhëheqja shtetërore e Kosovës”- thuhet më tutje në komunikatën e AAK-së.

“Nuk mund të pranohet asnjë kushtëzim në dëm të territorit të vendit. Askush nuk ka të drejtë të bëj pazar me territorin, pavarësisht pasojave.

Deputetët dhe udhëheqja shtetërore do të mbajnë përgjegjësi politike, morale e historike nëse nuk do ta kuptojnë se nuk kanë as fuqi, as mandat që ta tjetërsojnë territorin e vendit.

Çmimi i kalimit eventual të këtij versioni mund të jetë shumë më i lartë se sa kundërshtimi i tij.

Kosova nuk ka pse të jetë rast i ndryshëm nga shtetet tjera që kanë pasur konteste me kufijtë e tyre.

Demarkacioni duhet të mos votohet dhe kjo çështje të shkoj në rinegocim me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe arbitrazhin ndërkombëtar si zgjidhje.

AAK do ta kundërshtoje këtë version me të gjithë mekanizmat që janë në dorën e saj”- përfundon komunikata.

 

Menu Title