.
×

AAK inicion hetim parlamentar për RTK-në



Grupi Parlamentar i AAK-së, ka bërë kërkesë për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Radio Televizionin e Kosovës.

Përmes një komunikate për shtyp, kjo parti thotë se këtë vendim e ka marrë bazuar në shqetësimet dhe vlerësimet e fundit për gjendjen e krijuar në televizionin publik.

“Ky komision parlamentar do të hetojë nëse RTK-ja është duke i përmbushur obligimet ligjore, për shpenzimet buxhetore, për informim të saktë, objektiv, të paanshëm, të shpejtë për qytetarët e Kosovës dhe për mospërmbushjet e obligimeve tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e AAK-së.