[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

AAK dhe Pal Lekaj i hanë “fjalët e veta!”, ndërprejnë bojkotin në Kuvend!  



Botapress, 8 mars – Grupi Parlamentar i AAK-së dje shefi i këtij grupi Pal Lekaj duket se do t’i hanë fjalët e veta. Ata më 2 mars patën deklaruar se do të bojkotojnë Kuvendin e Kosovës deri më 6 prill në shenjë pakënaqësie për vendimin e fundit të Gjykatës franceze të 2 marsit.

vala-Botapress1

Por duket se “çështja madhore” e formimit të Ushtrisë së Kosovës i ka shtyrë deputetët e AAK-së dje Pal Lekajn të rikthehen në Kuvend dhe të ndërprejnë bojkotin e Kuvendit të Kosovës.

Botapress ka pyetur me shkrim Pal Lekajn se a do të thotë kjo se AAK ndërpren bojkotin e Kuvendit dhe a konsideroni se formimi i FA është më e rëndësishme për AAK se sa lirimi i Haradinajt, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje nga posta elektronike e AAK-së.

Sidoqoftë, vrapi pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës, pa përkrahjen e NATO-s e të SHBA-ve duket se do ta detyrojnë AAK-në dhe Pal Lekajn që t’i hanë fjalët e veta!

Menu Title