.
×

AAB dhe Universiteti Lodz nga Polonia, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi



Prishtinë, 19 qershor 2015–Bashkëpunimi ndërkombëtar si një nga prioritetet e veprimtarisë së AAB-së, ka sjellë edhe një marrëveshje të re universitare. Fjala është për marrëveshjen me Universitetin e Lodzit, nga Polonia, të cilën në emër të institucioneve respektive e kanë nënshkruar rektori i AAB-së, prof. dr. LulzimTafa dhe prof. dr. Włodzimierz Nykiel, rektor i Universitetit të Lodz.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.

Ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjatë për të ardhmen. Pos kësaj marrëveshjeje institucionet kanë konkurruar edhe me një projekt të përbashkët për fonde të Komisionit Evropian “Creditmobility” në fushën e mobilitetit të personelit dhe të studentëve.

Universiteti i Lodz me seli në Poloni, është universitet publik, dhe ndër universitet më të mëdha në vend, me bashkëpunim intensiv ndërkombëtar me më se 400 partnerë në përmasa botërore, dhe është anëtar aktiv në projekte të Komisionit Evropian dhe më gjerë.