.
×

A pritët që Edi Rama të fliste për “Kosovën e Metohinë” e Vuçiqi për Pavarësinë e Kosovës, a?  



Bajrush Morina

 

Po habitem me euforinë e disa deklarimeve të  disa mediumeve por edhe politikajve si Jakup Krasniqi, pastaj  Adem Demaçi për deklarimin e arsyeshëm të  Edi Ramë s në  Beograd se Kosova është  e pavarur dhe ky është  një fakt.

Jakup Krasniqi tha se se Rama është lideri më stabil në Evropën Juglindore, se fjalët i mendon dhe i thotë me mençuri të veçantë dhe politikës serbe i dha një leksion të rëndësishëm për politikat që duhet të udhëhiqen në rajonin tonë.

Demaçi  nxitoi e i tha; I lumtë Edi Ramës!

Por mirë  more burra,(edhe ju gra nëse i takoni këtij tabori të  mendimit) po ju pyes diçka:

– A pritët ju që  edhe Edi Rama të fliste për “Kosovën e Metohinë ” në Beograd, a?

– A pritët që  Aleksandër Vuçiqi të  fliste për Kosovën e Pavarur, a?

– A e kërkoi Edi Rama nga Serbia njohjen e pavarësisë  së Kosovës apo e tha një  fakt që  tashmë  e kanë  vërtetuar më  shumë se 100 shtete të  botë s?

– A nuk na e kanë  quajtur Republikën e Kosovës  “Kosovo i Metohija” edhe Vuçiqi, edhe gjithë  vuçiqët e tjerë , jo një herë  por 1000 herë , jo në  vetëm ne Veri të  Mitrovicës por në  zemër të  Kosovës në  Graçanicë ?

Taman puna sikur Edi Rama të  përmendte Kosov n e jo fjalën pavarësi në Beograd ose aq më  keq ta quante Kosovën “Kosova e Metohija”! Menjëherë  do ta shpallnim tradhtar!

E tash!

Tash që  vetëm e tha një  fakt të  pamohueshëm se Kosova është  e pavarur, “urra o burra” ta shpallin Edi Ramën patriot!

Ky është  folklorizmi ynë  politik!