.
×

A po martohet Aida Doçi?



Këngëtarja e shumë hiteve, Aida Doçi po vazhdon të befasojë gjithnjë e më shumë. Është ndër këngëtaret produktive që me vokalin e jashtëzakonshëm që ka është pëlqyer dhe pranuar që në fillimet e karrierës së saj, shkruan Kosovarja. Aida ia thotë këndimit live pa iu trembur asnjëherë syri, kjo sepse Zoti ia ka falur talentin dhe dëshirën e zjarrtë për të kënduar. Përveç kësaj, karriera e saj është e mbushur me projekte të suksesshme që gjithmonë ia ka dalur të rezultojë e dëgjuar dhe të sjellë në mënyrë të veçantë secilën këngë. Aida, tani është në përgaditje edhe të një tjetër videoklipi dhe siç merret vesh do të vijë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim. Kjo pasi që në faqen e saj Instagram kanë qarkulluar disa fotografi me duvak duke bërë me dije se është sekuencë e videoklipit më të ri. Megjithatë nuk është se nuk po i ka hije, pasi po i rrin bukur velloja e nusërisë që sigurisht nuk mund të gjendet ndonjë femër që nuk e don duvakun.Ani pse tani për tani, jeta e saj private nuk dihet, sepse në të gjitha intervistat e saj, kur pyetet për këtë gjithmonë e ka një jo, me arsyetimin se ka kohë ende dhe karrierën e ka më primare. /