.
×

A po blihen e shiten votat: Numër i madh i publikimit të fletëvotimit



Sipas DV’së, deri në orën 09:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë vote. Demokracia në Veprim, ka thënë se sa i përket publikimit të votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime. Këtu prin komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4, Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste.

Demokracia në Veprim nga të dhënat deri në orën 09:30 procesi i votimit ka qenë i qetë. Sipas DV’së, 102 mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë përkatësisht 6% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sa u përket parregullsive në gjetjen e vendvotimit, sipas DV’së janë evidentuar 3 mijë e 695 raste të tilla.

Ndërsa, sa i përket asistencës për të votuar deri në orën 09:30 janë raportuar 5 mijë e 283 raste në 1 e 809 vendvotime. 46 raste janë shënuar kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, me këtë parregullsi prinë Prishtina me 12 raste, pastaj Mamusha 6 raste.

E sa i përket publikimit të votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime. Këtu prin komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4, Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste. Në këtë periudhë kohore kishte edhe parregullsi si qëndrim i më shumë personave prapa kabinave.