.
×

A.Lama:Diskursi i mohimit të vetvetes që e ka përjetuar politika shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, është një gjuhë e tredhur!



Deputejta e LDK-së Alma Lama ka shprehur habinë e saj për komentet kritikuese në medie e rrjetet sociale për deklarimet e Edi Ramës në Beograd për Pavarësinë e Kosovës. Deputetja Lama nëpërmjet Facebook u është drejtuar opinionistëve se nuk kemi si te flasim me gjuhen e nderkombetareve, per interesat tona.

Lexojeni të plotë  postimin e Alma Lamës në Facebook!

Po shoh ca qendrime te cuditshme te disa opinionisteve ne lidhje me deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, dje ne Beograd. Po thone se nuk duhej ta kishte permendur pavaresine e Kosoves atje, pasi keshtu veprojne edhe nderkombetaret kur shkojne ne Beograd.
Kjo qasje eshte nje tregues i qarte i kompleksit te inferioritetit qe iu ka kushtuar shume shqiptareve. Ne nuk kemi si te flasim me gjuhen e nderkombetareve, per interesat tona.
Secili shtet ne bote mbron interesat e tij. Nderkombetaret, edhe kur na ndihmojne jane neutrale. Diskursi i mohimit te vetvetes qe e ka perjetuar per nje kohe te gjate politika shqiptare, ne Shqiperi dhe Kosove, nuk eshte tjeter vecse nje gjuhe e tredhur. Problemi me i madh i kesaj gjuhe eshte pare ne negociatat me Serbine ku pala shqiptare sillej si ajo nderkombetare, dhe nuk mbronte interesat e Kosoves, ashtu sic i mbronin perfaqesuesit serbe interesat e Serbise. Kjo sjellje ka shtremberuar realitetin, na ka cuar drejt koncesioneve te panumerta dhe te padrejta, dhe ka bere qe interesat e shqiptareve qe jetojne ne Serbi, ne trojet e tyre, te lihen jashte cdo lloj bisedimesh, ne vend qe te kerkohet reciprocitet i bazuar ne te drejtat qe kane serbet ne Kosove.
Nuk eshte jodiplomatike te mbrosh interesat e kombit tend.