[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A kaloi brenda territorit të Kosovës sot xhandarmëria serbe? Policia jep detaje



Botapress 26 Shtator – Xhandarë serbë janë parë afër territorit të Kosovës këtë gjatë ditës së sotme.Mirëpo, të njëjtit nuk kanë kaluar vijën kufitare. Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sipas konfirmimit të opatrulles që ka dalë në lokacion, pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë. Edhe dëshmitari në deklaratë e ka konfirmuar që nuk e kanë kaluar rrugen që shtrihet përgjatë vijës kufitare në atë pjesë. Me të pranuar informata të tjera nga atje, do t’u njoftojmë me kohë”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se ka qenë data 7 gusht 2020, kur xhandarmëria serbe është parë duke kaluar nëpër Karaçevë të fshatit Kamenicë, rast ky që ngjalli reagime të shumta./gazetablic

Menu Title