[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A ka shpresë pas 20 vjetësh? Të pagjeturit, temë e dialogut në Bruksel



Edi Dylhasi nga Gjakova, prej vitesh kërkon të dijë për fatin e burrit, Myrtezasë dhe vjehrrit të saj Skënderit, që rezultojnë në listën e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.Dylhasi thotë se ka protestuar me dhjetëra herë duke kërkuar që të dijë se çfarë ka ndodhur me familjarët e saj.Që nga 27 marsi i vitit 1999 ajo nuk ka asnjë informacion për burrin Myrtezanë dhe vjehrrin, Skënderin.

Asaj i janë rritur shpresat pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka përfshirë çështjen e personave të pagjetur në objektivat për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.“Ai (v.j. kryeministri Hoti) po premton, por edhe ne shpresojmë që diçka do të bëjnë në bisedime me Serbinë pasi që po premtojnë. Pa u gjetur këta (të pagjeturit) nuk ka qetësi, nuk ka liri për neve familjarët e as për fëmijët tanë. Do të thotë nuk jemi të qetë. Ta dimë se ku i kanë varret, këtë e duam ne sepse tashmë e dimë se ata nuk janë të gjallë”, thotë Dylhasi për Radion Evropa e Lirë.Dylhasi ka humbur shpresën se mund t’i gjejë familjarët pa pasur vullnet politik, së pari në Kosovë, e pastaj në Serbi.

“Për të zhdukurit kanë bërë shumë pak, shumë pak, shumë pak. Do të thotë ne që 21 vjet jemi duke i kërkuar ata”, tha Dylhasi.Edhe Dragan Steviq nga Badovci i Prishtinës, e kërkon vëllaun Sllavishën që nga gushti i vitit 1999.Ai herën e fundit është parë në qendrën e Prishtinës te hotel Grandi. Steviq thotë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë që gjatë gjithë kësaj kohe, ai është munduar të gjejë informata për zbardhjen e fatit të vëllaut, por tash ai thotë se të gjitha shpresat iu kanë shuar.“Nuk besoj që mund të zbardhet fati i tij sepse kanë kaluar 20 vjet dhe ende asgjë nuk dihet për të. Nuk kam shpresa”, tha Steviq.

Çështja e të pagjeturve, temë e takimeve në BrukselQë nga ardhja në pushtet, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se zgjidhja e fatit të personave të pagjetur nga lufta e viteve 98-99 është çështje kyçe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Këtë fakt kryeministri e potencoi edhe në atë që u quajt “Samiti i Parisit” e që u zhvillua përmes videolidhjes më 10 korrik.

Në praninë e presidentit francez Emanuel Macron, kancelares gjermane Angela Merkel, përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për bisedimet Mirosllav Lajçak si dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri Avdullah Hoti tha se personat e zhdukur si dhe drejtësia për viktimat e dhunës, janë shqetësimet kryesore në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.Sipas Hotit, marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke, adresimin e çështjes të së pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve si dhe lidhjet infrastrukturore.“Këto janë tema që do të jenë pjesë e procesit të dialogut nga e enjtja e tutje”, tha Hoti.Konsultat para takimit në BrukselPara nisjes për në Bruksel, ku të enjten pritet që të zhvillohet takimi mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti takoi udhëheqësit e institucioneve që punojnë në gjetjen e personave të zhdukur.Këtë takim, kryeministri Hoti e shfrytëzoi për të marrë informacione para takimit me delegacionin serb.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj që ishte prezent në këtë takim, thotë se aiishte takim koordinues e në të cilin është kërkuar që çështja e të pagjeturve të diskutohet në Bruksel.

Menu Title