[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A ka përfunduar mandati i Gjykatës Speciale, flet ambasadori amerikan



Botapress 1 Tetor – Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se mandati i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka përfunduar.Kosnett në një konferencë virtuale me gazetarë të mediave kosovare ka thënë se interpretimi se mandati i Speciales ka skaduar, është i gabuar,.

Ambasadori amerikan është shprehur se pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Specialja duhet të lejohet të punojë pa obstruksione.

Në këtë konferencë Kosnett ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit, në veçanti për marrëveshjen e Washingtonit, çështen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri.

Menu Title