.
×

A ka krizë në veri të Kosovës – dy versione të kundërta të Serbisë dhe Kosovë



A e kërcënon veriun e Kosovës kriza humanitare? Derisa zyrtarët në Beograd pretendojnë se “situata është vetëm një hap para se situata të del nga kontrolli”, në Prishtinë thonë se mungesa e artikujve është shkaktuar në mënyrë artificiale. Në ndërkohë presidenti i Serbisë thotë se do të gjendet mënyrë që të dërgohen artikujt në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës thotë se do të mbyllen të gjitha kanalet e kontrabandës.

Në veri janë kthyer vitet e nëntëdhjeta, shkruan portali serb N1. Në veri të Kosovës janë paraqitur shitësit rrugor të cilët shesin konserva peshku, “Plazma” biskota dhe bateri, sepse nëpër shitore ka gjithnjë e më pak mallra. Pritet që kriza do ta arrijë kulmin të enjten, një ditë para festës serbe të “Vidovdanit”, kur do të mblidhen gazetarët dhe populli serb në Gazimestan për të pasur arsye të protestojnë kundër pushtetit në Kosovë.

Mungesa e mallrave është shkaktuar me kontrollet e shpeshta të rrugëve alternative të kontrabandës në veri. Pa marrë parasysh mungesës së artikujve themelorë, nëpër tregtarë po sillet shkresa me të cilën atyre iu ndalohet të blejnë mallra në jug të Ibrit, shkruan N1.

Si zakonisht Serbia dhe Kosova kanë dy versione diametralisht të kundërta të së vërtetës. Pala serbe e ndalimin e kamionëve nëpër “rrugë alternative” interpreton si “presion”, derisa zyrtarët kosovarë thonë se nuk do të lejojnë kontrabandë të mallrave. Kryeministrja e Serbisë haptas ka thënë se Serbia po i përdorë rrugët alternative për kontrabandë për të futur mallrat në Kosovës sepse bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë për t’u shfuqizuar taksat.

“Tani kritikët e Serbisë do të thonë – ju po përdorni eufemizmin”, drejtimet alternative për kontrabandë. Si të dëshirojnë. Ne duam që serbët në Kosovë të kenë prodhimet e Serbisë”, ka thënë Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë!

Derisa Serbia po i përdorë serbët në Kosovë për qëllime politike, gazetarja e Kossev-it Milica Andriq Rakiq thotë: “Qytetarët do të gjenden gjithqysh. Ose do të shkojnë në Serbi për furnizime më të mëdha ose në jug të Ibrit, ne këtu gjithsesi jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme, kështu që jemi mësuar të përshtatemi”.