[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“A ju dalin pagat në fund të muajit”-Deputeti i AAK-së i irrituar pas vendimit për mos hapjen e tregjeve



Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për mos hapjen e tregjeve të makinave dhe kafshëve.Syla ka ndraë me ndjekësit pamjet e një tregu në Pejë i cili ka hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e punës duke respektuar masat anti Covid.

“Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me “kutin” (peshoren) tuaj!” shkruan Syla në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria mbramë paska marr vendim mos me u hap tregjet e makinave dhe kafshëve.

Ky treg në Pejë që e shihni ne foto ka rreth 4 hektarë, ndërsa aj i kafshëve rreth 3 hektarë. Në të gjithë këtë hapësirë nuk po mund të u zhvillojka tregti duke i respektu të gjitha masat e përcaktuara?

Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me “kutin” (peshoren) tuaj!

 

 

 

 

Menu Title