.
×

A jeni ju që para, gjatë dhe pas luftës keni vrarë atdhetarë idealist të çlirimtares UÇK?



Botapress, 23 Shkurt

Letra 4 e shenjtë

Murat Jashari

 

  1. A jeni ju që para luftës, gjatë luftës, pas luftës keni vrarë atdhetarë idealist të çlirimtares UÇK?
  2. A jeni ju që para luftës, gjate luftës, pas luftës keni vjedhë popullin e Kosovës?
  3. A jeni ju që keni bllokuar armatimin në Shqipëri?
  4. A jeni ju që çarmatosët UÇK-ën (një punë që nuk kishte mundur Serbia aq lehtë me e bërë)?
  5. A jeni ju që grumbulluat informacionet për t’i dërguar djemtë e UÇK-së në burgje?
  6. A jeni ju që na prezantuat planin e Çoviqit si planin Ahtisari?
  7. A jeni ju që na prezantuat 6 pikat e Samargjiqit si 6 pikat e Ban Ki Munit?
  8. A jeni ju që na sollët flamurin nga Beogradi për Kosovën?
  9. A jeni ju që na kthyet nën Serbi?
  10. A jeni ju që keni shkelë popullin?
  11. A jeni ju që do të na detyroni të luftojmë edhe një herë, ndoshta për të realizuar një shtet si duhet, pa këlyshët e Serbisë sikur ju?
  12. Xhavit & Co, fatura është tuj ecë prapa për të gjitha dëmet, vrasjet dhe keqpërdorime të

fondeve të luftës! Nuk shkon edhe shumë kohë dhe Fatura ka me ju trokitur në derë, apo e ndini?

Faktura ju shkoi edhe Sadam Huseinit e Muhamer Ell Gadafit, ashtu ka me ndodh edhe meju, mos u haitni?

Fëmijët e anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së si dhe të dëshmorëve të kombit dhe të luftëtarëve të burgosur e të anatemuar nga ju janë rritur dhe po rriten! Të gjithë janë bë Avni Rrustema e Nora Kelmendi, këtë fiksojeni mirë.

Unë me këtë pyetësor kam paraqitur vetëm 5% të bëmat tuaja me & Co!

Shqiptarët, sidomos ata që dalin në krye të ngjarjeve historike në mënyrat si dolët ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, janë shumë të aftë për intriga dhe mashtrime dhe për pabesi. Këtë e ka treguar historia dhjetëra herë. Kur vjen puna te rreziku, ose kur bëhet fjalë për përfitime financiare, në këtë rast ato udhëheqësi (skundër ju & Co), e braktisin lehtësisht  idealin, prandaj dhe i kemi humbur të gjitha kryengritjet ndër shekuj!

 

MURAT JASHARI

[email protected]