.
×

A i erdhi inati Lalës që Cana ia theu rekordin?



Lorik Cana ka arritur që ta thyej rekordin e Altin Lalës për paraqitje me Kombëtaren shqiptare.

Lorik Cana ka hyrë në histori të Kombëtares, si lojtai që ka luajtur më së shumti ndeshje me këtë përfaqësueses (81 sosh). Anëtari i Lazios e theu rekordin e Altin Lalës, i cili ka luajtur 79 herë për ekipin kuqezi.

Kurse, kur është pyetur nga Panorama Sport se a ju erdhi keq që Cana jua theu rekordin? Ish kapiteni i Hannoveritu u përgjigj: “Aspak. Kjo është një gjë normale. Unë i theva rekordin Strakoshës, Cana ndaj meje… më tej do të ketë lojtarë të tjerë që do bëjnë të njëjtën gjë”.