.
×

A e kishte parashikuar Burdushi më parë atë që i ndodhi sot!?



Policia e Kosovës sot ka bastisur shtëpinë e të ashtuquajturit mjek popullor, i njohur me emrin, Burdushi.

Në shtëpinë e tij u gjetë një shumë e konsiderueshme parash si dhe disa gjëra të tjera si CD, vula, telefona etj, shkruan ORAinfo.

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi e bëri vetën të njohur duke deklaruar se ndër të tjera edhe mund të parashikonte gjërat. E njerëzit të ‘mundur’ nga kureshtja bën që ky person të ishte shumë i kërkuar e i vizituar, pavarësisht ҫmimit të lartë që kishte një vizitë e vetme.

E duke u deklaruar i tillë, a thua si ishte e mundur që Burdushi nuk e kishte parashikuar këtë që i ndodhi sot, pra bastisjen e shtëpisë nga Policia e Kosovës, e më pas edhe prangosjen e tij.