.
×

A e keni ditur se Angelina Shala ishte në UÇK? Flet për tmerrin që përjetoi në luftë



Angelina Shala tashmë është emër i njohur në muzikë dhe jo vetëm. Përtej muzikës dhe jetës së saj personale, që së fundi bëri bujë mediale, jeta e Angelines fsheh edhe shumë të pa thëna, shkruan “Kosovarja”.

Edhe më parë kemi shkruar se ajo në luftën e fundit të Kosovës ishte ushtare e “UÇK”-së.

Ish luftëtarja që tani merret me biznes dhe muzikë, tregon rastin që e ka tronditur thellë në shpirtë gjatë kohës së luftës.

“Ka shumë çka që mund të flitet për kohën e luftës. Dua ta kujtoj një rast që nuk më hiqet nga mendja. Bëhet fjalë kur e ndërruam pozicionin në hyrje të Grykes së Shales dhe u transferuam në një pozicion më lartë, sepse ishim të fokusuar nga forcat serbe. Në atë moment, disa fëmijë që ishin përqendruar me familjet e tyre ne Grykë, shkuan të loznin pa dijeninë e askujt dhe në atë moment forcat serbe kanë shtënë me snajper kah fëmijët dhe njëri nga ta u hodh përpjetë e ra drejtë në guri, duke u bërë copë-copë. Nuk mundëm ta shpëtonim. Kjo skenë nuk më hiqet nga sytë asnjëherë”, thotë Angelina për “Kosovaren”.