Elvis Naçi, imami që ngjalli debat me arsyet e tij, për tradhtinë e burrave ka sqaruar më në fund fjalët, që sipas tij u keqkuptuan.
I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, imami u shpreh se fjalët e tij janë kuptuar gabim, pasi nuk duhet vetëm gratë të zbukurohen, por “unë e kam thënë për të dy”, u shpreh Elvis Naçi.
“Pastërtia, bukuria vlen dhe për mashkullin dhe për femrën.
Tradhtia është një nga mëktet më të mëdha.
Mos lejoni që marrëdhënia të shkojë drejt tradhtisë.
E kam thënë për të dy.
Ne s’kemi studime kush tradhton më shumë unë mendoj se s’ka dallim.
Tradhtojnë të dy”, tha imami.
Në fund moderatorj i bëri Elvisit pyetjen që do kishin dashur të gjithë t’ia bënin: “A e ke tradhtuar ndonjëherë gruan?”.
“Nëse është pyetja për tradhti, jo.
Por sipas fesë islame, mëkat është vetëm ajo që bën dhe jo ajo që mendon.
Dy gjëra e mbajnë afatgjatë një martesë: çift i hapur.Sepse kështu kuptojnë më shumë njëri-tjetrin”, tha imami, transmeton Botapress.info